Dëgjon klithmën dhe i tronditur shikon se si gjarpri gjigant po i tërhiqte të birin

Një australian kishte mbetur i tronditur këtë javë pasi një gjarpër rreth pesë metra i gjatë sulmoi djalin e tij 4-vjeçar, duke dashur ta marrë me vete në një kaçubë.

Fun

22/12/2019 23:18

Evan Thompson tha se incidenti ndodhi në Airlie Beach, një vend bregdetar në rajonin Whitsunday të shtetit Queensland, transmeton lajmi.net.

Ai tha për televizionin australian 7News se u kthye vetëm pasi dëgjoi një ulërimë dhe pa që fëmija i tij ishte sulmuar nga një piton gjigant.

Pitoni është gjarpri më i gjatë në Australi dhe ky zvarranik ishte veçanërisht agresiv gjatë takimit.

“Ishte thjesht një gjarpër masiv. Koka ishte shumë e madhe dhe u fsheh në këmbën e [birit tim]”, tha ai.

“Në atë fazë, ai ishte thjesht po e tërhiqte fëmijën. E dija se duhej të bëja diçka, kështu që vrapova drejt dhe e godita në kokë”. /Lajmi.net/