Chelsea fiton derbin londinez, Mourinho pëson nga ish-lojtari i tij
Chelsea ka marrë një fitore tejet të rëndësishme në garën për top-katërshe, duke mposhtur 0:2 Tottenhamin në udhëtim.
Sport
Frank Lampard, lojtari që dikur drejtohej nga Jose Mourinho te Blutë, arriti me mjaft sukses ta mposhte ‘mësuesin’ e tij.
Heroi i mysafirëve ishte padyshim Willian (12’ 45+4’), me brazilianin i cili realizoi të dy golat.
Pritej një reagim nga vendasit në pjesën e dytë, por punët u vështirësuan kur Son Heung-Min u ndëshkua me karton të kuq.
Chelsea tani renditet në pozitën e katërt me 32 pikë, kurse Spurs në të shtatin me 26 pikë. /Lajmi.net/