“Ka qenë një mosmarrëveshje verbale me kolegun” Dy avokatë përfshihen në përleshje fizike tek, Policia po heton rrethanat e rastit
Dy avokatë janë përfshirë në një incident mëngjesin e sotëm në një lokal pranë Pallatit të Drejtësisë në Prishtinë. Lidhur me rastin, Policia e Kosovës ka konfirmuar se ka pranuar informacion për një sulm fizik mes dy personave në rrugën “Nekibe Kelmendi”, ndërsa të dy janë shoqëruar në stacionin policor dhe janë intervistuar në koordinim…
Lajme
Dy avokatë janë përfshirë në një incident mëngjesin e sotëm në një lokal pranë Pallatit të Drejtësisë në Prishtinë.
Lidhur me rastin, Policia e Kosovës ka konfirmuar se ka pranuar informacion për një sulm fizik mes dy personave në rrugën “Nekibe Kelmendi”, ndërsa të dy janë shoqëruar në stacionin policor dhe janë intervistuar në koordinim me Prokurorin e Shtetit.
“Sot, rreth orës 09:30, Policia ka pranuar informatën për një sulm fizik mes dy personave në rrugën ‘Nekibe Kelmendi’ në Prishtinë. Lidhur me rastin, dy persona janë shoqëruar në stacionin policor, ku në koordinim me Prokurorin e Shtetit janë intervistuar. Policia është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit”, thuhet në përgjigjen e Policisë.
Ndërkohë, avokati Haxhi Millaku, njëri nga të përfshirët në incident, ka deklaruar për lajmi.net se nuk bëhet fjalë për një përleshje serioze, por për një keqkuptim mes kolegësh.
“Ka qenë një mosmarrëveshje verbale me kolegun. Asgjë më shumë, ashtu edhe është vlerësuar edhe nga ana e Policisë”, ka thënë Millaku.
Rrethanat e plota të rastit pritet të sqarohen pas përfundimit të veprimeve hetimore nga ana e Policisë së Kosovës. /Lajmi.net/