E frikshme: Gruaja gjen pitonin tri-metërsh në bredhin e Vitit të Ri
Një grua nga Australia është shokuar nga pamja e re e bredhit të Vitit të Ri pasi ishte kthyer nga puna.
Fun
Leanne Chapman zbuloi një gjarpër të llojit piton, me gjatësi prej tri metrash, të mbështjellur përreth bredhit, transmeton lajmi.net.
“Ne u kthyem në shtëpi nga puna dhe ka një çift zogjsh që na vizitojnë çdo ditë iknin nga ballkoni,” tha Chapman për 7 News.

Chapman tha që partneri i saj filloi të filmojë zogjtë dhe u mbështet në pemën e Vitit të Ri, pa idenë se gjarpri ishte mbështjellë rreth degëve të tij.
Ajo tha se zvarraniku nuk u shqetësua prej tyre, derisa qëndronte i mbështjellë përreth bredhit.
Familja tha se nuk e prekën pitonin, derisa ai vendosi të largohej, duke gjetur një tjetër pemë dekoruese për t’u ngjitur. /Lajmi.net/
