​“Bredhi prej njerëzve”, Shkupi synon rekordin Guinnes

Në prag të festave të fundvitit, Shkupi ka synuar të bëhet pjesë e rekordeve Gines dhe atë duke krijuar pemën më të madhe të Vitit të Ri, me njerëz të gjallë.

Fun

22/12/2019 17:52

Pjesëmarrësit vendosën qese plastike me ngjyrë të gjelbër dhe të kuqe, qëndruan në vijat e shënuara paraprakisht me qëllim të krijojnë formën e pemës së vitit të ri.

Formimi i kësaj peme është pjesë e programit të qytetit me rastin e festave të fundvitit. Të gjitha incizimet nga ky manifestim do ti dërgohen institucioneve përkatëse të cilat do të vendosin nëse është arritur rekordi Gines.

Për momentin, pema më e madhe e Vitit të Ri, me njerëz të gjallë është bërë në Indi, në vitin 2015./Alsat/