Moti i keq në Tiranë, lumi Lana rrezikoi të dalë nga shtrati

Një mot i keq ka përfshirë mbarë Shqipërinë, nga ku mësohet se lundrimi detar është pjesërisht i pezulluar në Vlorë, është shtyrë lundrimi i linjës Bari-Durrës, e po kështu janë pezulluar linjat e trageteve drejt Korfuzit. Duket se reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar një situatë të rënduar edhe në Tiranë.

Lajme

22/12/2019 16:27

Sipas Top Channel, mësohet se lumi Lana për pak sa nuk ka dalë nga shtrati.

Reshjet e shumta përgjatë gjithë mbrëmjes, por dhe ditës së sotme kanë shpënë në rritjen e nivelit të lumit  në zonën e Tiranës së Re.