Zyrtare: Mirel Josa është trajner i ri i Suharekës

Mirel Josa është zyrtarizuar si trajner i ri i Suharekës. Ai do të jetë pasardhës i Qendrim Kidës, i cili i shkarkua javë më parë. ”Mirë se vjen, prof! FC Suhareka ka arritur marrëveshje me trajnerin e njohur Mirel Joca, i cili nga sot merr drejtimin e skuadrës. Me një përvojë të madhe në futbollin…

Sport

13/03/2025 20:11

Mirel Josa është zyrtarizuar si trajner i ri i Suharekës.

Ai do të jetë pasardhës i Qendrim Kidës, i cili i shkarkua javë më parë.

”Mirë se vjen, prof! FC Suhareka ka arritur marrëveshje me trajnerin e njohur Mirel Joca, i cili nga sot merr drejtimin e skuadrës. Me një përvojë të madhe në futbollin shqiptar, Joca pritet të sjellë stabilitet dhe sukses te ekipi ynë”, thuhet në njoftimin e Suharekës.

Kujtojmë se Mirel Josa deri ditën e djeshme ishte trajner i Vëllaznimit, ku kanë arritur marrëveshje për ndërprerjen e bashkëpunimit.