Guardiola: Jemi skuadra që Man City dëshiron të jetë

Pep Guardiola ka dhënë disa komente lidhur me formën aktuale të skuadrës së tij.

Sport

22/12/2019 15:18

Manchester City ka ngecur këtë fillim edicioni, duke mbetur me 11 pikë më pak sesa Liverpool, të cilët kanë një ndeshje më pak të luajtur.

Megjithatë, fitorja e marrë në ‘Etihad’ kundër Everton ka lënë shije të mirë tek trajneri spanjoll, i cili thotë se kjo skuadër është ajo që Manchester City dëshiron të jetë.

“Kemi bërë performancë të mrekullueshme, me dhe pa top. Të kesh Vardy aty është gjithmonë rrezik, por ne ishim gjithmonë në nivelin të lartë” ka thënë Guardiola, transmeton lajmi.net.

“Faleminderit lojtarëve që më ndoqën. Ne provojmë dhe bindim lojtarët se kjo është skuadra që duam të jemi” ka shtuar spanjolli.

Manchester City mori një fitore me rezultatin 3:1 kundër Everton, ku në fushën e blertë shkëlqyen Kevin De Bruyne dhe Ryiad Mahrez. /Lajmi.net/