Mënyra se si ecën tregon shumë për personalitetin tuaj

Një studim i bërë në vitin 2017, nga Caleb Backe, një ekspert i shëndetit dhe mirëqenies, ka ndarë dhe krahasuar mënyrën dhe stilin e ecjes dhe çfarë tregon kjo për personalitetin tuaj.

Fun

22/12/2019 12:42

Më poshtë i gjeni llojet e ecjeve dhe çfarë do të thotë kjo për personalitetin tuaj.

“Ecja e një politikani”, nëse ecni në këtë mënyrë nënkupton që ju i pëlqeni sfidat, keni dëshirë për përvoja të reja dhe mërziteni shpejtë.

Nëse ecni në këtë mënyrë, nënkupton që jeni person të orientuar nga vetja dhe person që nuk pritni asgjë nga askush.

Ecja e një personi ‘chill’, persona të cilët janë të lehtë, ju fokusoheni më shumë tek të tjerët sesa tek vetja. Jeni persona të qetë dhe mund të dukeni të ‘humbur’ kur ecni.

Ecja e një personi ‘korrketues’, nëse jeni një prej tyre zakonisht humbni në mendime gjate ecjes me hapa të vegjël. Po ashtu, ju i shmangeni kontaktit me sy me njerëz përreth jush. Kjo sepse këta persona zakonisht janë të turpshëm dhe introvert apo të mbyllur.

Ecja e një personi ekzekutiv, me hapa të shpejtë dhe të përqendruar. Ju ecni me plot vetëbesim me kokën lartë. Këta persona nuk e kanë vëmendjen për personat e tjerë kur ecin dhe zakonisht përfundojnë duke u përplasur me ta.

Ecja e një ‘mbështetësi’, nëse jeni një prej tyre keni tendencë të ecni me hapa të sigurtë. Këta persona janë dëgjues shumë të mirë dhe tejet bashkëpunues. Janë persona të dobishëm dhe besnik.