Devolli Corporation shpërblehet me çmimin “Tatim paguesi i vitit 2019”

Devolli Corporation u shpërblye me çmimin “Tatim paguesi i vitit 2019”.

Lajme

18/12/2019 13:05

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka ndarë shpërblimet për tatimpaguesit, eksportuesit dhe punëdhënësit e vitit 2019.

Devolli Corporation në këtë ceremoni u shpërblye me çmimin “Tatim paguesi i vitit 2019”.

Devolli Corporation me kompanitë e saja ka te punësuar mbi 2,000 punëtorë dhe mbi 15,000 bashkëpuntorë.

Këtë çmim në emër të Devolli Corporation e pranoi një nga perfaqësuesit e Bordit menaxhues të Korporatës. /Lajmi.net/