Mirënjohje për kontributdhënësit në sektorin minerar

Për t’i nderuar për kontributin e dhënë në sektorin minerar, ministri  në detyrë i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka shpërndarë mirënjohje për personalitete të këtij sektori që kanë kontribuar si në sferën akademike, ashtu edhe në atë sektoriale.

Lajme

18/12/2019 12:14

Gjatë fjalimit të ceremonisë së shpërndarjeve të mirënjohjeve, Lluka falënderoi pjesëmarrësit dhe tha se kontributi i tyre ka qenë faktor për zhvillim të vendit.

“Dua të shfrytëzoj rastin që t’ju falënderoj dhe t’ju tregoj që ju jam mirënjohës për kontributin tuaj të dhënë për sektorin minerar ndër vite. Ju, me kontributin tuaj, qoftë akademik apo ekonomik, keni avancuar edhe më tutje këtë sektor”, tha Lluka.

Ai gjithashtu dha mirënjohje për ish-drejtorët e përgjithshëm të kombinatit Trepça të cilët vepruan në formën më të mire të mundur duke kuptuar kushtet e vështira që kishin.

Gjatë këtij takimi, u përkujtuan dhe u ndanë mirënjohje edhe për kontributdhënësit të cilët nuk jetojnë më.

“Përmes këtyre mirënjohjeve, dua që emri i juaj dhe i atyre që nuk janë në mesin tone, të mbetet pjesë e historisë së sektorit minerar, për kontributin e dhënë gjatë viteve të ’70-ta, ’80-ta dhe ’90-ta, pa përjashtuar periudhën e pas luftës”, tha Lluka.

Kjo është lista e personave të cilëve u është dhënë mirënjohja për kontributin në sektorin minerar:

  1. Luljeta Pula Beqiri
  2. Ekrem Beqiri
  3. Minir Dushi
  4. Veli Deva
  5. Xhelal Orana
  6. Reshat Abrashi
  7. Jakup Nushi
  8. Nuhi Preteni
  9. Aziz Abrashi
  10. Burhan Kavaja
  11. Ibush Jonuzi
  12. Vahdet Pruthi
  13. Hashim Këpuska
  14. Shyqeri Kelemendi
  15. Sefedin Kastrati
  16. Bajram Shabani
  17. Dukaxhin Shala
  18. Hamid Nuredini
  19. Shaip Latifi
  20. Shkelzen Domi
  21. Nazmi Mikolovci
  22. Avni Dushi
  23. Fatmir Rizvanolli
  24. Engjull Mazreku
  25. Unberto Bytyqi
  26. Naip Zeka
  27. Shefki Isufi
  28. Jusuf Vula . /Lajmi.net/