Modifikohet Golf 8, vjen me rrotat dhe amortizatorët e rinj

Kompania gjermane e cila merret me modifikimin e veturave, Null Bar, është lavdëruar se ka modifikuar gjeneratën më të re të modelit legjendar të Volkswagenit, Golf.

Auto & Tek

17/12/2019 12:05

Kjo kompani, për Volkswagen Golf 8 ka zgjedhur amortizatorët KW “Ari Lift”, transmeton lajmi.net.

Tani për tani, ekipi i Null Barit është kufizuar vetëm në amortizatorët KW “Air Lift” dhe rrotat “OZ” nga alumini dhe rezultatin mund ta shihni në fotografi.

Gjeneratën e 8-ë të Golfit, Volkswageni e ka lansuar më 24 tetor në Wolfsburg të Gjermanisë. /Lajmi.net/