Prishtinasit po ‘ngufaten’ nga ajri i ndotur
Prishtina vazhdon të përballet me ajrin e ndotur.
Lajme
Qytetarët e Prishtinës po vazhdojnë të përballen me ndotje të lartë të ajrit.
Në bazë të matësit të Ambasadës Amerikane në Prishtinë për cilësinë e ajrit, shkalla e ndotjes në ora 23:00 ka arritur në 201.
Kjo shkallë e ndotjes llogaritet të jetë shumë e pashëndetshme, shkruan lajmi.net.
Si pasojë e kësaj ndotjeje të ajrit, të gjithë qytetarët janë të rrezikuar për përkeqësime shëndetësore.
Këshillohet që të gjithë personat që kanë probleme shëndetësore me sëmundjet e frymëmarrjes si dhe fëmijët të mos ekspozohen në këtë ajër të ndotur, pasi që kjo ndikon edhe më keq në shëndetin e tyre. /Lajmi.net/