Gattuso e nis me humbje aventurën tek Napoli, Parma pengesa e parë
Gennaro Gattuso nuk e ka nisur si më së miri aventurën e tij me skuadrën e Napoli.
Sport
Gattuso ka regjistruar ndeshjen e parë si trajner i Napolit, pasi ishte emëruar në këtë post gjatë kësaj jave, shkruan lajmi.net.
Napoli pësoi humbje 1:2 ndaj skuadrës së Parmas, në ndeshjen që ishte e vlefshme për xhiron e 16-të të kampionatit italian, Serie A.
Skuadra e Gattusos e gjeti vetën në disavantazh pas vetëm katër minutave lojë, kur Dejan Kulusevski shënoi për 0:1.
Naopli arriti të përgjigjej tek në minutën e 64′, me anë të Arek Milik, i cili shfrytëzoi mirë asistimin e dhënë nga Mertens, për të barazuar shifrat.
Por, rezultati final u vendos në minutën e fundit të takimit, nga Gervinho, i cili shënoi për 1:2.
Me këtë humbje, Napoli numëron 21 pikë, në pozitën e tetë në tabelë, kurse Parma mban pozitën e shtatë, me 24 pikë të grumbulluara. /Lajmi.net/