71 krijesa të reja u zbuluan në vitin 2019
Ekspertët nga Akademia e Shkencave e Kalifornisë amerikane vitin 2019 zbuluan 71 specie të reja kafshësh dhe bimësh.
Fun
Sipas CNN International, midis 71 krijesave të zbuluara në shpella, pyje dhe oqeane ishin lule, peshqi, korale, merimanga, kërmij të detit, milingonat dhe hardhucat, transmeton lajmi.net.
Nga ana tjetër studiuesit tërhoqën vëmendjen për 16 lloje të reja të peshkut kardinal me sy maceje, që jetojnë në brigjet e Papua Guinesë së Re.
Entomologu Darrell Ubick deklaroi se ekzistojnë 5 specie merimangash midis krijesave të gjetura rishtazi.
Shannon Bennett nga Akademia e Shkencave në Kaliforni duke i cituar shkencëtarët si ekspertë të biodiversitetit. /Lajmi.net/