Peshkaqeni sulmon zhytësit në kafaz, i ngec koka në hekura e ngordh nga gjakosja

Një peshkaqen, i llojit të bardhë, që sulmoi katër zhytës të mbyllur në një kafaz nën ujë, ka ngordhur si rezultat i humbjes së tepërt të gjakut nga ngecja në hekura.

Fun

10/12/2019 17:01

Incidenti ka ndodhur në ishullin Guadalupe të Meksikës, fotografitë e së cilit janë shpërndarë nga aktivisti meksikan, Arturo Islas Allende, njofton lajmi.net.

Krahas fotografive, ai ka publikuar edhe një video të peshkaqenit të radhitur si “specie në zhdukje”. Në videon në fjalë, ai shihet duke iu afruar të katër zhytësve, që gjendeshin përbrenda kafazit.

Nga kjo, ai më pas tenton të fusë kokën dhe të kapë njërin nga zhytësit, por që i rezulton me humbje gjaku e ngordhje.

Allende tha se kjo zonë konsiderohet si “streha më e rëndësishme e peshkaqenëve të bardhë në planet”. /Lajmi.net/

YouTube player