E pabesueshme: Pëllumbat ‘cowboy’ kapen në kamera

Një grup pëllumbash me kapelë ngjitur janë vërejtur në Las Vegas dhe janë kapur në kamera.

Fun

10/12/2019 14:57

Pamjet e pëllumbave ‘cowboy’ kanë shkuar virale pasi u ndanë nga Bobby Lee, një banor i Las Vegasit, me titullin “vetëm një ditë e zakonshme në lagje”, transmeton lajmi.net.

Kapelet, ku secila prej tyre qëndron e pjerrët në kokën e tyre, nuk lëvizin ndërsa pëllumbat përkulen, duke lënë të nënkuptohet se janë të ngjitura për koke.

Videoja u filmua të enjten në Parkway Villas ‘nga 7/11’ në Las Vegas dhe u postua në Facebook nga Lee. /Lajmi.net/