Momenti kur adoleshenti shpërthen kanalizimin përmes fishekzjarreve

Një adoleshent është kapur nga kamerat e sigurisë duke hedhur mjete piroteknike në një kanalizim, ku si rezultat ka shkaktuar edhe shpërthimin e tij.

Fun

10/12/2019 14:48

Pamjet më pas janë publikuar në tabloidin britanik ‘Daily Mail’, e cila informon se ngjarja ka ndodhur në Chifen City të Mongolisë, transmeton lajmi.net.

Megjithëse media britanike nuk ka bërë të ditur në lidhje me identitetin ose moshën e saktë të adoleshentit, ajo ka theksuar se nuk ka pasur ndonjë të lënduar si pasojë e shpërthimit.

Siç shihet në kamerat e sigurisë, nga incidenti janë shkaktuar dëme materiale ndaj tri veturave të parkuara në afërsi të fatkeqësisë.

Sipas të përditshmes ‘Daily Mail’, përplasja e metanit me zjarrin e ka shkaktuar një shpërthim kaq të madh. /Lajmi.net/

https://www.facebook.com/DailyMail/videos/2360812897513427/