Del në ankand koleksioni më i madh i viskit, ja për sa para do shitet
Koleksioni më i madh privat në botë i uiskit mund të shitet deri në 9,5 milionë euro kur të kalojë në ankand vitin e ardhshëm.
Fun
Ankandi bënë të ditur se në mesin e 3.900 shisheve, të përfshira janë dy nga “uiskit më legjendar, më të shtrenjtë ndonjëherë të prodhuar”.
Ato janë një Macallan Fine i rrallë i vitit 1926 – një shishe e cila u shit për 1.5 milionë euro në fillim të këtij viti – dhe një Macallan 1926, transmeton lajmi.net.

Koleksioni i përkiste Richard Gooding, një magnat i shishes PepsiCo, i cili e ndërtoi atë me dekada, duke udhëtuar rregullisht në Skoci nga ShBA-të për të prodhuar shishe të rralla nga distileri para vdekjes.
Ai i mbajti uiskit në një ‘pub’ në shtëpinë e tij në Kolorado, i krijuar posaçërisht për koleksion.
Koleksioni do të shitet në uebfaqen e Whisky Auctioneer në shkurt dhe prill të vitit të ardhshëm. /Lajmi.net/
