Zbulohen fjalët e Bonuccit për gjyqtarin e katërt në ndeshjen Lazio – Juventus

Leonardo Bonucci pati një diskutim të shkurtër me gjyqtarin e katërt gjatë ndeshjes Lazio - Juventus.

Sport

09/12/2019 15:35

Leonardo Bonucci kishte kërkuar ndërhyrjen e gjyqtarit të katërt gjatë ndeshjes Lazio – Juventus në fundjavë. Gjyqtari kryesor Michael Fabbri kishte mjaft telashe gjatë duelit me disa vendime diskutabile në fitoren e vendasve me rezultat 3:1.

Në një moment gjatë pjesës së parë, Luiz Felipe kishte ndërhyrë ashpër ndaj Blaise Matuidi afër zonës së Lazios por Fabbri nuk sinjalizoi as ndërhyrje të palejueshme, transmeton lajmi.net.

Futbollistët e Juventusit kërkuan nga Fabbri ta përjashtonte Felipen i cili nuk u ftua as ta shikonte duelin në sistemin VAR.

Televizioni italian DAZN ka bërë të ditur se në atë moment kapiteni i Bianconerëve, Bonucci iu afrua gjyqtarit të katërt me një kërkesë direkte.

“Ndihmoj, ti mund ta shohësh”, ishin fjalët e Bonuccit që nuk u dëgjuan nga i katërti. /Lajmi.net/