Thiago Silva largohet nga PSG, befason me klubin e ri
Thiago Silva ka vendosur të largohet nga Paris Saint-Germain.
Sport
Thiago Silva po luan sezonin e tij të 8 me skuadrën e Paris Saint Germain, që duket se do të jetë njëkohësisht edhe sezoni i fundit pasi i skadon kontrata në qershor të vitit të ardhshëm.
Deri tani drejtuesit e klubit francez nuk i kanë ofruar rinovimin brazilianit, të shtangur edhe nga mosha e tij, pasi shtatorin e ardhshëm do të jetë plot 36 vjeç dhe tekniku Tuchel nuk mendon se do të ishte një alternativë e besueshme për formacionin.
E vetmja mënyrë që palët të rinovojnë, është që Thiago Silva të pranojë uljen e rrogës, por braziliani duket se joshet edhe nga milionat e Kinës e SHBA-ve, ndaj nuk ka ndërmend të ulë pretendimet.