Burri që po mban rekordin për hapjen më të gjatë të gojës, është futur në Librin Gines

Bernd Schmidt (Gjermani) është mbajtësi i titullit në Librin e Rekordeve Botërore Gines për hapjen më të madhe të gojës.

Fun

04/12/2019 22:09

Ai fitoi një vend në Libgrin Gines pasi hapi gojën për 8.8 cm, perimetër ky pak më i madh se gjatësia e një bejsbolli, transmeton lajmi.net.

Bernd mposhti rekordin e mëparshëm të ish-mbajtësit JJ Bittner prej 8.4 cm, për vetëm 0.4 cm më shumë.

JJ vendosi rekordin në 2004, domethënë askush nuk e ka sfiduar këtë titull për gati 12 vite.

Për të arritur rekordin, Bernd vendosi 5 shufra metalikë në gojën e tij duke plotësuar gjatësinë 8.4 cm, i cili ishte rekordi aktual. Për ta mposhtur atë, ai vendosi edhe një shufër tjetër duke e çuar atë në 8.8 cm.

Kjo u aprovua nga dentisti i tij i cili mati shufrat që vendosi Bernd midis dhëmbëve prerës të sipërm dhe të poshtëm. /Lajmi.net/

YouTube player