“Minjtë duke luftuar për një thërrime”: Gara për fotografinë e vitit
Fotografia e dy minjve duke dyluftuar për një thërrime buke në një metro të Londrës mund të përzgjedhet si fotografia e vitit.
Fun
Kjo është vetëm një nga fotografitë e botës së egër, të cilat po garojnë për çmimin “Fotografi i Vitit të Jetës së Egër” në kuadër të “LUMIX People’s Choice Awards”, sipas CNN, transmeton ljami.net.
Një leopard duke u larë nën rrezet e diellit, këlyshët e ariut polar duke luajtur në prehrin e nënës së tyre, e forma të tjera të rralla janë pjesë e garës në mesin e 25 fotografive të përzgjedhura për garim.
Fotografi të tjera tregojnë mënyrën se si njerëzit shfrytëzojnë kafshët.
Kjo garë mundësohet dhe prodhohet nga Muzeu i Historisë së Natyrës në Londër. /Lajmi.net/
