Morena: Ma dhashtë Zoti të jem gjithmonë pranë atyre që ju duhet ndihma e buzëqeshja

Morena Taraku ka shkuar në Shqipëri për të ndihmuar.

ShowBiz

03/12/2019 22:49

Tërmeti i 26 Nëntorit ka shkaktuar shumë dëme në Shqipëri, shkruan lajmi.net.

Shumë njerëz nga vende të ndryshme kanë shkuar atje për të dhënë ndihma për të prekurit nga ky tërmet, ndër ta edhe emra të njohur të estradës.

Morena Taraku ndodhet aktualisht në Shqipëri dhe nga atje ka publikuar pamje.

Ajo nëpërmjet një videoje ka treguar emocionin që ka pasur derisa e ka vizituar disa familje dhe është shprehur se dëshiron që gjithmonë të ju qëndrojë pranë atyre që u duhet ndihma e buzëqeshja./Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/B5oCTKVlM4o/