Dalin në shitje mollët që nuk prishen edhe nëse qëndrojnë në frigorifer një vit

Një mollë me karakteristika të veçanta e të padëgjuara më parë, e emërtuar 'Cosmic Crisp', për të cilën thuhet se nuk prishet edhe nëse qëndron një vit në frigorifer, ka dalë në shitje.

Fun

02/12/2019 20:40

‘Cosmic Crisp’, së cilës i janë nevojitur 20 vite për të mbushur raftet e supermarketeve me to, doli në shitje të dielën, transmeton lajmi.net.

Produkti është solid, i lëngshëm, ëmbëlsia e të cilit e bënë atë të ‘pakrahasueshme’.

Molla ‘mban cilësi të shkëlqyeshme të ngrënies në ruajtjen në frigorifer, pa u prishur deri në 12 muaj’.

Shitja tregtare e mollës i ka kushtuar Shtetit Washington 10 milionë dollarë, përfshirë më shumë se 12 milion pemë që janë mbjellë për të rritur frutat në një shkallë të madhe. /Lajmi.net/