Kali i policisë nuk pranon të ngrihet për punë pa pirë një filxhan çaj
Një filxhan çaj ose kafe në mëngjes zakonisht është gjithçka që na nevojitet gjithsecilit.
Fun
Por, të shohësh një kalë duke pasur kërkesa të njëjta është e pazakontë, njofton lajmi.net.
Kërkesa të këtilla ka një kalë i policisë angleze, që kërkon çdo ditë një filxhan çaj që të bindet të ngritet dhe të niset për punë.
Sipas raportimeve, Jake e do çajin e tij aq shumë sa që pret në stallën e tij para se të dalë jashtë për të filluar ditën.
Oficerët i sjellin atij çaj me ujë të ftohtë, sepse kështu i pëlqen Jake-it. /Lajmi.net/
