Nis rikonstruksion, fshihen gjurmët e dëmeve nga tërmeti në Durrws

Tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit, përpos dhjetëra viktimave dhe qindra të plagosurve solli edhe dëme të shumta materiale.

Lajme

01/12/2019 17:37

Në Durrës ka nisur me shpejtësi rikonstruksioni i godinave duke mundësuar kështu fshehjen e gjurmëve të dëmeve.

Në fotografitë e mëposhtme shihen punimet në një pallat në rrugën Dhimitër Kraja.

Punëtorët janë larguar menjëherë duke ndërprerë mbulimin me një rrjetë të zezë të objektit.

Është një pallat që nuk ka përfunduar ende; nuk ka banorë brenda por ka dëme të konsiderueshme në muret anësore.

Menjëherë pas lajmit në Top Channel policia ka mbërritur në zonën në fjalë.