Probleme për Sarrin, dëmtohen dy mesfushorët e Juventusit dhe humbin sfidën e nesërme
Juventusi do të presë në shtëpi Sasuolon ditën e nesërme, një ndeshje ku bardhezinjtë do të kërkojnë vetëm tre pikët.
Sport
Lajmi i mirë për Sarrin është se me skuadrën është bashkuar Alex Sandro, i cili ka kaluar dëmtimin dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen e nesërme.
Megjithatë vijnë edhe lajme të këqija nga infermieria. Sami Khedira dhe Adrien Rabiot vuajnë nga dëmtimet dhe nuk do të jenë të gatshëm për sfidën e nesërme.
Kjo është njoftuar vetë nga klubi bardhezi, të cilët njoftojnë se të dy futbollistët vuajnë nga një dëmtim dhe po vazhdojnë fazën e rikuperimit.
Sarri nuk ka kalkuluar edhe aq në këta dy lojtarë, gjithsesi ata japin një siguri duke qenë në bankën e rezervistëve, në rast të ndonjë lëndimi të lojtarëve startues.