Portieri i Juventus, Szczesny: I urrej gazetat

Portieri i Juventus ka thënë fjalë të ashpra për gazetarët.

Sport

29/11/2019 23:52

Numri 1 i portës së Juventus, Wojciech Szczesny, ka bërë të ditur se i urren gazetat, dhe se vlerësimet e lojtarëve e bëjnë të qeshin.

Polaku ka dhënë një intervistë për skuadrën gjatë së premtës, ku ka shpjeguar shumëçka nga jeta e tij.

Por, një nga pjesët më interesante ishte ajo kur ka folur për gazetat dhe mjetet e informimit, të cilat ai ka lënë të kuptohet se nuk i pëlqen aspak.

“I urrej gazetat. Kam ndryshuar shumë kur erdha në Itali sepse nuk e dija gjuhën dhe nuk dija se çfarë thuhej për mua” ka thënë Szczesny, transmeton lajmi.net.

“Që atëherë, unë nuk i lexoj ato. Vlerësimi i lojtarëve më bëjn të qesh sepse vetëm lojtari vet e di se si ka performuar” ka thënë tutje portieri polak.

Szczesny ka pasur një sezon mjaft të mirë me Juventus deri më tani. Ai ka mbajtur katër herë portën e paprekur. /Lajmi.net/