Ronaldo bojkoton sërish ceremoninë e Topit të Artë, arsyeja është qesharake
France Football po frikësohet se Cristiano Ronaldo nuk do të jetë pjesë e ceremonisë së Topit të Artë të hënën më 2 dhjetor.
Sport
Të hënën, do të dhurohet Topi i Artë, me Lionel Messin, Cristiano Ronaldon dhe Virgil Van Dijk, në listën finale për ta fituar.
Mundo Deportivo një ditë më parë raportoi se burimet e saj kanë mësuar se këtë vit Topi i Artë do t’i dhurohet Lionel Messit, përcjell lajmi.net.
Kjo medie po ashtu me burimet e saja raporton se Cristiano Ronaldo nuk do të jetë pjesë e ceremonisë, pasi ka kuptuar se nuk është fitues as këtë sezon.
Ronaldo besohet se nuk e ka aspak problem ta urojë Messin për Topin e Artë, me të cilin ka raporte të mira dhe këtë gjë e ka konfirmuar.
Por, ylli i Juventusit nuk po pajtohet assesi të jetë i treti në ceremoninë e Topit të Artë, duke mbetur edhe pas Virgil van Dijk.
Kujtojmë se vitin e kaluar, si Ronaldo ashtu edhe Messi kanë munguar në ceremoninë e Topit të të Artë, të cilin e fitoi Luka Modric./Lajmi.net/