Haziri e Kurti në ceremoninë e varrimit të vëllezërve Abazi
Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri dhe kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti janë parë në ceremoninë e varrimit të Shemsedin e Isa Abazi, vëllezërit që humbën jetën nga tërmeti që goditi Shqipërinë.
Lajme
Dy vëllezërit u varrosur në varrezat e fshatit Livoç i Epërm të Gjilanit ku të pranishëm ishin shumë qytetarë që i dhanë lamtumirën e fundit, shkruan lajmi.net.
Tërmeti i fuqishëm prej 6.4 ball që goditi Shqipërinë mëngjesin e së martës ishte fatal për dy vëllezërit të cilët nuk arritën t’i mbijetojnë shembjes së hotelit në të cilin gjendeshin.
Shemsedin e Isa Abazi kishin shkuar në Durrës për të punuar. /Lajmi.net/