Kjo ishte fuqia dhe epiqendra e tërmetit të fundit në Shqipëri
Një tërmet i ri ka goditur Shqipërinë pak minuta më herët.
Lajme
Nga ajo që bëhet e ditur nga të dhënat e Qendrës Evropiane për Tërmetet, lëkundjet ishin të fuqisë 2.9 ballë, shkruan lajmi.net.
Po ashtu, bëhet e ditur se epiqendra e tërmetit ishte në Thumanë, aty ku lëkundjet kanë shkaktuar dëme të mëdha deri tani.
Ndërkohë, nga lëkundjet e tërmetit deri tash, janë konfirmuar gjithësej 40 viktima. /Lajmi.net/