Tërmetet më të mëdha të shënuara ndonjëherë në botë

Më 11 mars  2011, Japonia është goditur nga tërmeti më i fuqishëm në botë, me magnitudë prej 9.0, duke e bërë kështu termetin më të madh që është goditur ndonjëherë toka.

Fun

27/11/2019 14:56

Seismologët kanë vërejtur një rritje në magnitudën, ndikim të lartë në tërmete në dekadën e fundit, por ka disa teori që e shpjegojnë këtë. “Energjia e liruar nga tërmetet në shkallë globale është shumë e madhe në 25-30 vitet e fundit”.

Mirëpo, vëzhguesit dhe sesmiologët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë deklaruar se tërmeti i Japonisë nuk është më i madhi që ka ndodhur ndonjëherë në tokë. Në vitin 1960 në Jug të Kilit është shënuar tërmeti me shkallë 9.5, duke shkaktuar dëme me vlerë prej 550 milionë dollarë, shkruan lajmi.net.

Kili, 1960 pas tërmetit

Tërmeti i dytë më i fuqishëm ka ndodhur në Alaska, me magnitudë prej 9.2 në vitin 1964

Ky termet kishte shkaktuar dëme me vlerë 312 milion dollarë dhe me qindra viktima.

Tërmeti në Alaska 1964

Një termet tjetër që është konsideruar i fuqishëm ka qenë ai i vitit 2004 në Sumatra

Tërmet tjetër vdekjeprurës me shkallë 9.1, është ndjerë në 14 vende përredh Azisë dhe Afrikës  me 230 mijë të vrarë.

Sumara, 2004

Janar 1700 në Amerikën Jugore me magnitudë 9.0, tërmet tjetër që kondiserohet si më i fuqishëm që ka ndodhur në tokë.

Kili në vitin 2010 është goditur përsëri me një tërmet tejet të fuqishëm me shkallë prej 8.8 më pak se ai i vitit 1960.

Kili, 2010

Por, që përsëri e la këtë vend me pasoja me 12 mijë njerëz të lënduar dhe 800 mijë të pastrehë me dëme prej 30 milionë dollarë. /Lajmi.net/