Mjekët i largojnë personit veshkën 7 kg, po e konsiderojnë si më të madhen në botë

Kirurgët në Indi kanë hequr një veshkë që peshon sa dy bebe të porsalindura - mendohet të jetë më e madhja që është parë ndonjëherë.

Fun

26/11/2019 16:44

Mjekët në Spitalin Sir Ganga Ram në New Delhi kaluan dy orë duke nxjerrë organin 7,4 kilogramësh, i cili kishte zënë thuajse të gjithë barkun e pacientit, transmeton lajmi.net.

Normalisht, një veshkë e shëndetshme peshon midis 125g dhe 170g tek burrat – më pak se gjysmë kile.

Pacienti 56-vjeçar vuante nga një çrregullim gjenetik i quajtur sëmundje autosomale mbizotëruese polikistike e veshkave (ADPKD), e cila e la organin e tij të mbuluar në ciste.

“Megjithëse skanimet para operacionit treguan një veshkë të madhe, ne nuk prisnim që ajo të ishte më e madhja që kemi parë ndonjëherë”, deklaroi Dr. Sachin Kathuria, kirurg.

Gjendja bën që cistet e mbushura me lëng të zhvillohen në të dy veshkat, duke i bërë që ato të fryhen. Një gjë e tillë mund të çojë në dështim të plotë të organit.

Veshka ishte më e rëndë se mbajtësi aktual i Librit Guinness of Records World, e cila peshonte 4,25 kg kur u hoq nga një njeri në Dubai në 2017-ën. /Lajmi.net/