Dybala: Më shumë kënaqësi me Sarri

Paulo Dybala ka bërë të ditur se është duke kaluar një kohë të mirë nën urdhrat e trajnerit të ri, Maurizio Sarri.

Sport

25/11/2019 19:17

Sarri merrte drejtimin e Juventus para fillimit të sezonit, pasi skuadra e Juves ndante rrugët me Massimiliano Allegrin.

Dybala ka thënë se tashmë ndihet më i rëndësishëm në skuadër dhe bën më shumë qejf teksa luan nën Sarrin.

“Mënyra se si skuadra udhëhiqet ka ndryshuar. Sarri ka komplet tjetër mënyrë të të kuptuarit të lojës. Për mua, ndoshta edhe për të tjerët, është më shumë kënaqësi” ka thënë Dybala, transmeton lajmi.net.

“Ne mbajmë topin më shumë dhe krijojmë shumë shanse. Kjo të jep mundësinë që të bësh diçka ndryshe, sepse e di se do të kesh edhe një shans tjetër” ka shtuar argjentinasi.

Dybala ishte afër largimit nga qyteti i Torinos gjatë merkatos së verës, por tashmë duket se situata është përmirësuar për të.

Numri 10 i Juventus është kthyer në formacionin bazë të Sarri dhe duket i lumtur. /Lajmi.net/