A e keni ditur se urat nëpër kartëmonedha ekzistojnë edhe në realitet?
Çdo ditë, miliona qytetarë të Evrozonës përdorin kartëmonedha, të cilat përmbajnë ura shumëngjyrëshe, ekzistenca e së cilave është vënë në dyshim në pamje të parë.
Fun
Qysh prej vitit 2013, urat dikur imagjinare të përshkruara në monedha euro mund të shihen dhe përdoren nga çiklistët dhe këmbësorët holandezë në Holandë, transmeton lajmi.net.
Urat e kartëmonedhave fillimisht u krijuan në 2002 për tu shfaqur në monedhën e BE-së, duke mëtuar të përfaqësohej periudha të caktuara në historinë kulturore evropiane.
Gjetur në shtatë shënjimet e ndryshme të euros – 5 €, 10 €, 20 €, 50 €, 100 €, 200 € dhe 500 € – ato ilustrojnë antikitetin klasik, periudhën romake, periudhën gotike, Rilindjen, Barokun dhe Rokoko, arkitektura hekuri dhe qelqi, dhe së fundi, arkitekturën bashkëkohore e shekullit të 20-të.
Pasi që kishte vetëm shtatë kartëmonedha dhe 19 shtete të eurozonës, shfaqja e urave ekzistuese do të favorizonte disa vende mbi të tjerat, kështu që u përdorën ura fiktive.
Por më pas, stilisti holandez Robin Stam mendoi se do të ishte estetike t’i ndërtonte ato.
Urat tani qëndrojnë rreth një projekti të ri strehimi të quajtur Het Land në qendrën e dikurshme të zhvillimit urban dhe periferinë e Spijkenisse. /Lajmi.net/

