Inter dhe Juventus duelojnë në merkato – synohet mesfushori i Atalanta

Inter dhe Juventus do të kenë një sfidë të madhe, jashtë fushave të blerta, në afatin kalimtar të janarit.

Sport

25/11/2019 19:07

Gjigantët e Serie A kanë vënë fokusin e tyre tek ylli i Atalanta, i cili luan si i huazuar tek Parma, Dejan Kulusevski, dhe për të do të garojnë fuqishëm.

Atalanta kërkon rreth 45 milionë euro për reprezentuesin e kombëtares së Suedisë.

Sipas ‘Gazzetta dello Sport’, Inter dhe Juve do të bëjnë maksimumin për të siguruar nënshkrimin e tij.

Dy skuadrat janë në garë për titullin e kampionit në Serie A, dhe e dinë se janari është vendimtar me përforcimet që mund të vijnë. /Lajmi.net/