Nuk i shitën Red Bull, burri i kërcënon klubin e natës se do e vë në flakë

Një burrë në Oxfordshire të Anglisë është burgosur pasi kërcënoi se do të digjte një klub nate plot njerëz, sepse nuk i shitën pijen që ai dëshironte.

Fun

24/11/2019 16:10

Michael Day, nga Wantage, u zemërua shumë me klubin e natës, me këtë fundit që nuk kishte pijën energjike Red Bull, duke i kërcënuar se do i vënte në flakë, transmeton lajmi.net.

Burri 38-vjeçar raportohet se hodhi një bombol me benzinë në vend, i cili ishte plot me njerëz, përpara se të ndizte çakmakun dhe të bërtiste: ‘Do të djeg secilin nga ju’, pasi stafi i tha atij se nuk shesin Red Bull.

Stafi më pas sqaroi se klubi nuk shiti më pije nga ajo markë e pijeve energjetike, që prej ditës kur Day u bë agresiv.

Prezent brenda këtij klubi atë natë ishin 177 njerëz, derisa era e tymit bëri që ata të evakuonin vendin.

Day u arrestua dhe ai u tha oficerëve se ai kishte pir shtatë shishe birrë Corona dhe nuk e kishte pasur në mendje të ndizte një zjarr, por dëshironte të “trembë njerëzit”.

Avokati i tij i mbrojtjes tha se Day nuk mund ta kujtonte incidentin.

Gjykatësja Maria Lamb e quajti ngjarjen “të tmerrshme” dhe e burgosi atë për pesë vjet e dy muaj. /Lajmi.net/