Gruaja verbohet pasi e ka përdorur shumë telefonin

Kur kemi qenë të vogël prindërit për të na larguar na televizioni na kanë thënë se nëse shikojmë shumë sytë do të na bëhen katror.

Fun

23/11/2019 12:42

Ajo se çfarë nuk na kanë treguar, është se mund të bëhesh e verbër totalisht nëse luan shumë në telefon.

Kjo mund të tingëlloj shumë ekstreme, mirëpo kjo është saktësisht çfarë i ndodhi një gruaje e cila është bërë tejet e varur dhe ka mbetur përkohësisht pasi enët e gjakut shpërthyen nga tendosja e tepërt, raporton “Unilad”, transmeton lajmi.net.

Ngjarja ndodhi në Kinë, një paciente emri i së cilës nuk dihet është detyruar të shkojë në spital pasi që nuk ka arritur të shoh asgjë nga ekspozimi i tepër i telefonit.

Pacientja qëndroi gjatë tërë natës duke luajtur në telefon, treguan mjekët. Të nesërmen në mëngjes ajo u zgjua dhe menjëherë kapi telefonin në duar dhe aty e pa që nuk mund të shoh./Lajmi.net/