BQK lë të hapur mundësinë që një kompani e huaj të rishikojë çmimin e sigurimeve
Banka Qendrore e Kosovës ka mbajtur një konferencë për media, rreth tarifës së vendosur nga kompanitë e sigurimeve.
Lajme
Me këtë rast, Guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti, tha se ky vendim është marrë “për të mbrojtur mbajtësit e polisave”.
Sipas tij, këtë vit e kanë shmangur një shkelje ligjore, përcjell lajmi.net.
“Realisht me rishikimin e tarifave që kemi bërë këtë vit e kemi shmangur një shkelje ligjore, rishikimi i tarifave sepse nuk është bërë deri më tani është çështje që duhet të diskutohet. Mirëpo faktikisht po them se ka qenë obligim ligjorë, se rishikimi nuk nënkupton që duket të rriten apo duhet të ulën, por e ke obligim ligjorë që duhet me i rishiku çdo vit edhe më thënë janë në rregull tarifat, duket të rriten 1 për qind apo duhet të ulën 1 për qind, por nuk janë rishikuar asnjëherë. Këtë vendim e kemi marrë për të mbrojtur polisë mbajtësit”, tha Mehmeti.
Sipas tij, mos respektimi i kontratës në mes polisë mbajtësve dhe kompanive të sigurimeve paraqet më tepër se sa shkelje ligjore
“Ne kemi me marr masa drastike ndaj të gjitha institucion të cilat nuk janë në harmoni me ligjin”, ka thënë tutje Mehmeti. Mos respektimi i kontratës në mes polisë mbajtësve dhe kompanive të sigurimeve paraqet më tepër se sa shkelje ligjore”, ka thënë tutje Mehmeti.
Guvernatori tutje thotë se kanë lënë edhe një opsion rreth çmimit të tarifave për sigurimin e automjeteve.
Ai tha se nëse s’ka pajtime, një kompani e huaj mund të rishikojë çmimet dhe të merret një vendim.
“Jemi dakord që të rishikohet çmimi, mund të vendos ndonjë kompani ndërkombëtare. Nëse jemi dakord të gjithë, e kemi lënë domenin që një kompani e huaj të vendos për çmimin e tarifave, nëse mendohet se kjo është e lartë”, tha ai. /Lajmi.net/