Shkencëtarët zbulojnë ilaçet që mund të shërojnë formën më vdekjeprurëse të kancerit
Shpresa është rritur për trajtimin e kancerit të pankreasit pasi shkencëtarët kanë gjetur ilaçe që mund të tkurrin tumoret e sëmundjes kur merren së bashku.
Lifestyle
Studiuesit zbuluan se dy kombinime reduktonin ushqyesit kryesorë të nevojshëm për t’i rritur tumoret, si dhe ndalon përshtatjen e këtyre të fundit për të mbijetuar, transmeton lajmi.net.
Të dy ilaçet – L-asparaginaza dhe një frenues MEK – po konsiderohen tashmë të suksesshme për trajtimin e pacientëve me lloje të ndryshme kanceri, siç është leukemia.
Ekspertët shpresojnë që studimi, i kryer tek minjtë në laborator, do të lejojë që kombinimi mbi kancerin e pankreasit të jetë së shpejti në dispozicion edhe për njerëz.
Pankreasi është forma më vdekjeprurëse e kancerit. Shifrat sugjerojnë se vetëm pesë përqind e pacientëve mbijetojnë pesë vjet pasi të diagnostikohen me një sëmundje të tillë.
Një e katërta e pacientëve me sëmundjen vdesin brenda një muaji pasi të diagnostikohen, dhe tri të katërtit vdesin brenda një viti. /Lajmi.net/
