Miqësorja e luksit i takon Argjentinës, Messi vendos duelin kundër Brazilit
Miqësorja e luksit mes Brazilit dhe Argjentinës ka përfunduar me rezultatin minimal 0:1.
Sport
Argjentina ka fituar si mysafire e Brazilit, me rezultatin 0:1, falë golit të shënuar nga Lionel Messi, shkruan lajmi.net.
Goli i vetëm në këtë takim u shënua në minutën e 13’, nga Lionel Messi. Ylli i Barcelonës gaboi nga pika e bardhë, por shënoi me topin që iu kthye.
Messi ishte afër që të shënonte edhe një herë tjetër, nga gjuajtja e lirë, por goditjen e tij e priti Alisson Becker.
Ndeshja ishte vetëm miqësore, por kur këto kombëtare përballen, rëndësia është e madhe gjithmonë. /Lajmi.net/