Kosova fitoi ndeshjen e parë ndaj Çekisë, por mysafirët dominuan në statistika
Kosova luan sot ndeshjen vendimtare për kualifikimin në Kampionatin Evropian 2020, ku në Plzen do të përballet me Çekinë.
Sport
Çekët në takimin e parë në Prishtinë u zhgënjyen në rezultat, por treguan se janë një skuadër mjaft kompakte… të paktën kështu tregojnë statistikat.
‘Dardanët’ fituan me përmbysje (2:1) falë golave të Vedat Muriqit dhe Mërgim Vojvodas, anipse çekët shënuan me Patrick Schick fillimisht, shkruan lajmi.net.
Por dominimi i takoi padyshim mysafirëve, pavarësisht se nuk morën rezultat pozitiv.
Çekia gjithashtu është një ‘mur i vështirë’ për t’u thyer në ndeshjet vendase, pasi në katër ndeshjet e fundit zyrtare nuk ka asnjë humbje, përfshirë edhe fitoren ndaj Anglisë.
Se çfarë do të ndodhë sonte në Plzen mbetet të shihet, por besimi është i madh që Kosova mund ta prishë çdo parashikim dhe të dalë faqebardhë nga ‘Doosan Arena’. /Lajmi.net/