Po punonte në një transformator, elektricistit rus i ndodh e papritura
Një moment tragjik kur një elektricist rus i një firme energjetike i shpëton shpërthimit të një transformatori gjersa po e rregullonte është kapur në kamera.
Fun
Elektricisti, i njohur vetëm si Anton, shpëtoi me vetëm disa skuqje në krah nga ky incident.
Incidenti ndodhi në fillim të këtij muaji, në territorin Krasnoyark, në afërsi të Moskës së Rusisë, njofton Daily Mail, transmeton lajmi.net.
Përgjatë rregullimit, ai hapi disa mbulesa, gjersa bëri një gabim dhe nënstacioni elektrik shpërtheu.
Dëshmitarë të ngjarjes filmuan ndodhinë, nga e cila shpëtoi elektricisti. /Lajmi.net/