Ibrahimovic befason, merr këtë vendim për të ardhmen

Zlatan Ibrahimovic duket më afër se kurrë për të qëndruar në LA Galaxy pasi raportoi se sulmuesi nuk do të kthehet në Evropë për Bolognën.

Sport

12/11/2019 23:13

Bologna është përpjekur të bind Ibrahimovicin të nënshkruajë për ta në janar, duke marrë parasysh që kontrata e tij te Galaxy do të skadojë.

Sidoqoftë, Tuttomercatoweb paralajmëron se 38-vjeçari pret një klub më të madh evropian për të, përcjell lajmi.net.

Kjo mund të mos mjaftojë pasi Milani duhet të bëjë një veprim zyrtar, lidhjet me Napolin janë ftohur dhe Manchester United duket se janë larguar nga gara.

Me këtë në mendje, TMW shpjegon se oferta më e mirë tani është duke u paraqitur nga klubi i tij aktual, të cilët po propozojnë 14 milionë euro të kombinuara për dy vjet të tjera.

Zlatan iu bashkua Galaxy nga United në mars 2018 dhe ka qenë i shkëlqyeshëm për skuadrën nga MLS, duke shënuar 53 gola në vetëm 58 ndeshje. /Lajmi.net/