KEDS Academy mundësi e mirë për të rinjtë kosovarë

KEDS Akademia është themeluar nga Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike. Akademia ka për qëllim të përkrahë studentët vendore të fushës së inxhinierisë elektrike në zhvillim të mëtutjeshëm akademik dhe profesional. Për më shumë, Akademia përkrahë iniciativa lokale për të promovuar jetesë të shëndetshme mjedisore dhe ruajtjen e energjisë.

Lajme

12/11/2019 11:22

Sot RTK, të ftuar ishin drejtoresha për Komunikime në KEDS, Naxhije Pajaziti-Arifaj  dhe pjesëmarrësja nga gjenerata e IV e KEDS Academy, Drenusha Gashi, të cilat prezantuan prezantuar programin e KEDS Academy VII, program i cili është një mundësi e mirë për rinjtë kosovarë që të jenë pjesë qoftë e KEDS-it dhe të mësojnë për sistemin energjetik.

Drejtoresha për Komunikime në KEDS, Naxhije Pajaziti-Arifaj, ka inkurajuar studentët e Kosovës që të aplikojnë në këtë program i cili ofron shumë mundësi dhe në fund të pajisen për certifikata.

“KEDS Academy është një program një vjeçar, i cili është themeluar në vitin 2013, pikërisht në vitin kur KEDS ka filluar operimin në Kosovë . Ky program ka për qëllim avancimin e mëtutjeshëm profesional të studentëve dhe nxënësve si dhe përgatitjen e tyre për tregun e punës. Deri më sot KEDS Academy numëron gjashtë gjenerata, me rreth 300 studentë dhe nxënës që janë certifikuar nga ky program”, tha ajo në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në RTK . Sipas saj ky program ka qëllim edukimin dhe përgatitjen për tregun e punës.

Ajo bëri me dije se studentët dhe nxënësit kanë mundësi që të aplikojnë deri më 15 nëntor. “Të gjithë studentët dhe nxënësit në vitin e fundit të studimeve  që janë pjesë e studimeve nga Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe kompjuterike, Drejtimi Elektroenergjetikë, Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, Drejtimi i Ndërtimtarisë, si dhe Shkolla e mesme, Profili Elektroteknikë – drejtimi energjetik, Profili Instalues Elektrik, Profili Makina elektrike”, tha ajo. Sipas saj, ka pasur interesim të madh.

“50 % e atyre që kanë qenë në KEDS Academy, tani janë punëtorë në KEDS”, theksoi Pajaziti-Arifaj. Për këtë program, KEDS ka bashkëpunim me MASHT-in dhe Universitetin e Prishtinës.

Kurse pjesëmarrësja nga gjenerata e IV e KEDS Academy, Drenusha Gashi, e cila sot është punëtore në KEDS si inxhiniere për Mbrojtje Rele dhe Scada, ka thënë se ka qenë një përvojë shumë e mirë në KEDS Academy dhe nga kjo ka mësuar shumë.

Ajo bëri me dije se ka interesim nga të rinjtë për të qenë pjesë e KEDS-it. Sipasaj saj programi është e integruar në praktikë.

YouTube player