Mësohet shuma maksimale që Bayern do të ofrojë për Sane – vështirë të arrihet akordi
Interesimi i Bayern Munich për Leroy Sane nuk ka humbur akoma.
Sport
Dëshira e Bayern për të nënshkruar me Leroy Sane qëndron, por sipas raportimeve të fundit, bavarezët do ta kenë shumë të vështirë.
‘Calciomercato’ shkruan se Bayern nuk paguan më shumë sesa 69 milionë funte për shërbimet e anësorit gjerman, transmeton lajmi.net.
Kampionët e Bundesliga kërkuan nënshkrimin e lojtarit edhe gjatë verës së kaluar, por nuk arritën marrëveshje me Man City.
69 milionë funtet që Bayern janë gati të ofrojnë me shumë gjasë qëndrojnë shumë poshtë nën kërkesat e Bayern.
Mbetet të shihet nëse do të ketë ndonjë ofertë formale për Sane, nga Bayern Munich. /Lajmi.net/