Dortmund rivalizon Man Utd për Mandzukic

Borussia Dortmund duket se do të jetë rivali kryesorë i Manchester United, në garën për Mario Mandzukic.

Sport

31/10/2019 19:18

Dortmund është futur në garë për transferimin e Mario Mandzukic nga Juventus, gjatë merkatos së janarit, raporton ‘Tuttomercato’.

Emri i kroatit është i lidhur edhe me skuadrën e Man United, të cilët kërkojnë shërbimet  e tij tash e një kohë të gjatë, transmeton lajmi.net.

Megjithatë, së fundmi në lojë po futet edhe një rikthim i mundshëm i Mario në Bundesliga, me skuadrën e Dortmund që po e pëlqen lojtarin 33 vjeçar.

Kujtojmë se situatën e Mandzukic po e monitoron edhe skuadra nga La Liga, Sevilla. /Lajmi.net/