Real Madrid nuk përmbahet përballë Leganes
Real Madrid janë rikthyer te fitoret duke e mposhtur 5:0 në ‘Santiago Bernabeu’ Leganes në sfidën e xhiros së 11 në La Liga.

Sport
Puna e fituesit në këtë ndeshje u vendos qysh në pjesën e parë, me Real Madridin që shënoi tri herë.
Rodrigy në minutën e 7’, kaloi në epërsi 1:0 skuadrën e Zidanes, ndërsa një minutë më pas, Toni Kroos dyfishoi epërsinë.
Në minutën e 24’, Sergio Ramos shndërroi në gol një penallti të fituar nga Eden Hazard, për të çuar epërsinë në 3:0.
Pjesa e dytë solli edhe dy gola për Realin, që shënoi me Karim Benzema dhe Luka Jovic.
Me këtë fitore, Real Madrid numëron 21 pikë, një më pak se liderët e Barcelonës./Lajmi.net/