“Gareth Bale është i lumtur te Real Madrid”

Zinedine Zidane insiston se Gareth Bale është i lumtur te Real Madrid, dhe se ka pasur lejen e klubit për të udhëtuar drejt Londrës ditën e hënë.

Sport

29/10/2019 16:09

Reprezentuesi i Uellsit ka udhëtuar drejt kryeqytetit të Anglisë dy ditë para ndeshjes së Real Madridit kundër Getafes në La Liga.

Është raportuar se ish anësori i Tottenham do të shfrytëzojë këtë udhëtim për t’u takuar me agjentin e tij, Jonathan Barnett, për të diskutuar të ardhmen e tij.

“Është mirë për të pyetur për këtë sepse ka shumë gjëra janë thënë rreth kësaj çështje”, ka deklaruar Zidane, përcjell lajmi.net.

“Unë mund të them se kemi raporte të mira. Ai është me ne, stërvitet mirë dhe punon shumë kur është i gatshëm. Ai nuk është i gatshëm tani sepse ai ka pësuar një lëndim”./Lajmi.net/